PS kërkon t’i zgjasë mandatin Gjinushit, reagon Açka: Ka disa të vërteta të hidhura që teprojnë për t’u dorëhequr, Akademia s’mund të….

Deputetja demokrate Flutura Açka ka reaguar në lidhje me mandatin e kryetarit të Akademisë së Shkencave, Skënder Gjinushit. Në një postim në Facebook ajo shprehet ndër të tjera se këtij institucioni nuk i shkon të thotë gjysmë të vërteta.

Pas tentativave të maxhorancës për të miratuar me çdo kusht zgjatjen e mandatit të Gjinushit, deputetja thekson se “Ka disa të vërteta aq të hidhura, sa një drejtuesi europian do t’i tepronin për t’u dorëhequr”.

“Akademisë së nderuar nuk i shkon të thotë gjysmë të vërteta. Ka disa të vërteta aq të hidhura, sa një drejtuesi europian do t’i tepronin për t’u dorëhequr. E vërteta është zgjedhje personale, por ndonjëherë kjo e vërtetë nuk e shpëton dot një komunitet te epërm, kür ai vendos të heshtë.

Për vërtetësi ndiqni mbledhjen e datës 12 korrik 2023 të Komisionit Parlamentar për Edukim dhe Mjetet e Informimit Publik”, shkruan Açka.

Arena e Lajmit


PS kërkon t’i zgjasë mandatin Gjinushit, reagon Açka: Ka disa të vërteta të hidhura që teprojnë për t’u dorëhequr, Akademia s’mund të….

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook