Arbnor Muçolli po përshtatet shpejt te skuadra e Goteborgut, në elitën e futbollit suedez. Mesfushori shqiptar ishte një nga më të mirët në fushë për të tijët, teksa kontribuoi me asist në barazimin 1-1 që Goteborgu, arriti në transfertë ndaj Elfsborgut.
Ndryshe nga dueli i javës së parë të kampionatit, që e nisi nga stoli, Muçolli në përballjen e sotme, ishte titullar dhe në minutën e 29-të, asistoi për Karlen që shënoi golin e avantazhit të përkohshëm.
Mesfushori shqiptar qëndroi në fushë 80 minuta, teksa në fund të ndeshje, u vlerësua me notën 7.5 nga “Flashscore”. Vetëm autori i golit mori vlerësimin më të lartë te Goteborgu, 7.8.
Adam Carlen 🇸🇪(2000) opens the scoring!pic.twitter.com/5OVeHgBAL5
— Football Report (@FootballReprt) July 16, 2023
()