“Ahmetaj kishte dijeni për kërkesën, u arratis”, Bardhi: Ramës nuk i përmendet emri te inceneratorët, por ka…

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, i ftuar në studion e emisionit “Open” në News24 ka folur në lidhje me zhvillimet rreth kërkesës së SPAK për arrestimin e Arben Ahmetajt.

Bardhi u shpreh se ish-ministri i Financave nuk është shpallur ende në kërkim zyrtarisht për shkak se ende po shqyrtohet kërkesa e SPAK.

Sipas tij në aferën e inceneratorëve përgjegjësia nuk është vetëm personale e Ahmetajt dhe se në të ka përfshirje nga gjithë qeveria, ndërsa shtoi se emri i kryeministrit nuk përmendet asnjëherë në dosje, por vetëm me rolin që përfaqëson.

Sakaq, ai shtoi se kërkesa për arrestimin e Ahmetajt nga SPAK ka ardhur në Kuvend në datën 10 korrik, gjë që sipas Bardhit ka bërë që Ahmetaj të arratiset nga Shqipëria.

Bardhi:

Ahmetaj për shkak se ende po shqyrtohet kërkesa e SPAK nuk është shpallur ende zyrtarisht në kërkim. Kur të shpallet autoritetet do bëjnë verifikimet e nevojshme. Rama kam përshtypjen se e di vendndohjen e Ahmetajt dhe ka detyrimin për të garantuar që ai të vihet në dispozicion të drejtësisë.

Në aferën ku është përfshirë Ahmetaj, nuk mund të thuhet se është personale. Nëse lexon dosjen e SPAK kupton se afera ka përfshirje në gjithë qeverinë. Emri i Ramës nuk përmendet me emër, por me rolin që mban. Në akuzën ndaj Ahmetajt SPAK ka verifikuar dhe procedurën e inceneratorit të Tiranës, duke deklaruar se ka ndërhyrje të paligjshme për të tri inceneratorët.

Sulo:

Ikja e Ahmetajt është disa orë para vajtjes së kërkesës në Kuvend. Tani kush e ka informuar atë?

Bardhi:

Kërkesa ka ardhur në Kuvend në datën 10. I vetmi autoritet që mund të ketë informacion për kërkesën e SPAK do ishte Edi Rama. Askush tjetër nuk ka atë akses. SPAK do duhet të vepronte duke dërguar me urgjencë kërkesën. Fakti është se sapo është firmosur kërkesa, Ahmetaj është arratisur nga vendi. Ai ka pasur dijeni që Kuvendit do i kërkohej arrestimi i tij.

Arena e Lajmit


“Ahmetaj kishte dijeni për kërkesën, u arratis”, Bardhi: Ramës nuk i përmendet emri te inceneratorët, por ka…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook