“Duhet të kishte një hetim administrativ për kompanitë e inceneratorëve”, avokati: Ahmetaj është i mbrojtur nga ekstradimi nëse….

TIRANË

Avokati Mirash Martini ka folur sot në News24 për çështjen e ish-zv.kryeministrit Arben Ahmetaj dhe inceneratorëve.

Nisur nga kërkesa e SPAK dhe më pas miratimit për ta arrestuar nga Kuvendi, Martini tha se me ndryshimin e ligjit për imunitetin e deputetëve leja duhet vetëm për arrestin dhe kontrollin e banesës. Sipas tij, Ahmetaj është i mbrojtur nga ekstradimi nëse provon se procesi ndaj tij është politik.

“Te ndryshimi i ligjit, neni 73 qe lidhet me këtë leje nga kuvendi ka pasur ndryshime në vitin 2012, ku u hoq imuniteti i deputetit, mund të ndiqet penalisht dhe leja duhet vetëm për arrestin dhe kontrolli ne banesës.
Me deklaratën e tij ai thotë se do vijë kur të fitojë pafajësinë nga gjykata.
Ai është i mbrojtur nga ekstradimi për të ardhur në Shqipëri dhe nëse dënohet. Nëse merr një azil politik, ku do provojë që kjo ndjekje penale është për arsye politike, atëherë ai është i përjashtuar nga mundësia për t’u ekstraduar në Shqipëri.
Ai nuk ka treguar, e ka lënë mes rreshtave të kuptohet se ka qenë i sulmuar politikisht, por nuk ka thënë ndonjë gjë konkrete. Ndoshta ka argumente të mjaftueshme për t’i paraqitur në një shtet të huaj”, tha avokati Martini.

Sipas tij, nëse i referohemi fakteve që kanë dalë mendoj se ka shumë persona të implikuar.
“Ne kemi një çështje penale që po përfundon në ngarkim të ish-ministrit të Mjedisit Lefter Koka dhe ish-deputetit Alqi Bllako, ndërsa në pjesën tjetër hetimet vazhdojnë. Unë mendoj që ka dhe persona të tjerë të implikuar. Opinioni publik akoma nuk e di sot nëse kjo procedurë është e ligjshme apo e paligjshme. Duhet të vazhdojnë këto kontrata apo jo. A duhet të fillojë ndjekja penale për këto kompani. Këto gjëra në opinionin publik nuk janë të qarta. E dyta nuk ka një hetim administrativ që mund t’i bllokojë, apo pengojë. Kjo duhet të ishte bërë patjetër që të ishte e qartë për opinionin publik nëse këto kontrata janë të ligjshme. Vëmë në dyshim ligjshmërinë e këtyre kontratave, janë paguar 100 e ca mln euro dhe nëse janë të paligjshme do ishte shkelje e madhe. Hetimet do të nxjerrin dhe përgjegjësi të tjera dhe individë”, u shpreh avokati.

Sa i përket punës së SPAK, ai shtoi se SPAK është me mbrojtje maksimale dhe e mirëpaguar në Shqipëri. “Në këtë nivel që është ngritur deri tani, nuk justifikohet puna që është bërë”, tha ndër të tjera avokati Martini.

Arena e Lajmit


“Duhet të kishte një hetim administrativ për kompanitë e inceneratorëve”, avokati: Ahmetaj është i mbrojtur nga ekstradimi nëse….

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook