Në listën e sulmuesve të drejtuesve të Inter për të zëvendësuar Romelu Lukakun është një që merr miratimin total dhe preferencën absolute të Simone Inzaghit: Alvaro Morata. Trajneri i Interit e pëlqen shumë sulmuesin spanjoll për karakteristikat e tij fizike, teknike dhe taktike.
Në takimin e planifikuar në Pinetina, Inzaghi u ka përsëritur drejtuesve të zikaltër konceptin e tij, që për të qenë menjëherë gati dhe konkurrues në nivelet më të larta, duhet një sulmues që ka përvojë, që e njeh mirë Serinë A dhe di të zbatojë idetë e tij të lojës.
Sigurisht, ashtu si objektivat e tjerë, edhe Morata nuk është e lehtë për t’u arritur. Përtej madhësisë reale të klauzolës që mund ta çlirojë nga Atletico Madrid, 21 milionë sipas klubit madrilen dhe 12 milionë të tjera për spanjollin ka konkurrencë të fortë nga Roma dhe Milani. Në këtë pikë Inter duhet të kuptojë se çfarë dhe sa kufij veprimi ka për të kënaqur Inzaghin.
Ka edhe alternativa të tjera, si Balogun, Taremi dhe Beto nga Udinese. Ndërkohë, janë orët e fundit e mbylljes me sukses të marrëveshjes për Onanën te Manchester United, me zikaltrit që do të marrin pastaj portieri e Bayern Munchen, zviceranin Sommer.
()