Rrëzuan kërkesën e grupit të PD për debatin me Ramën për ‘Ahmetajn’, Gogu: S’ka asnjë urgjencë, çështja i ka kaluar drejtësisë

Zv. kryetari i grupit të PS, Toni Gogu tha se në mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve u vendos që të rrëzohej kërkesa e grupit parlamentar të PD, pasi sipas tij nuk ka asgjë urgjente dhe se çështja e inceneratirëve i ka kaluar tashmë drejtësisë.

Ai tha se urgjencën e çmuam kur ishte momenti për t’i hapur rrugën SPAK për arrestimin e Arben Ahmetj.

“Kryetarja e Kuvendit në zbatim të rregullores e nxitur nga një kërkesë e pakicës së pakicës për një mocion me debat ku ishte shtuar dhe fjala ‘urgjente’, u thërrit Konferenca dhe i kërkoi mendim për ta bashkuar dhe me një tjetër kërkesë, për interpelancë po urgjente. Kërkonin për të diskutuar çështjen e inceneratorëve. Ne i dhamë pëlqimin kryetares që meqë çështjet janë të ngjashme për tu bashkuar, por nuk dhamë pëlqimin që çështjet urgjente për t’u futur në Kuvend.

Në sesionin e të enjtes, do të vendosë Kuvendi nëse ato çështje do të përfshihen në rendin e ditës apo jo. Ne besojmë se aty nuk ka përmbajtje, tani është momenti i drejtësisë për atë çështje. Ne e kemi hapur rrugën kur ishte rasti urgjent dhe hapëm rrugën e SPAK”, tha ai për mediat.

Arena e Lajmit


Rrëzuan kërkesën e grupit të PD për debatin me Ramën për ‘Ahmetajn’, Gogu: S’ka asnjë urgjencë, çështja i ka kaluar drejtësisë

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook