“Serie A kishte vdekur, e ringjalla kur shkova te Juventus”, Cristiano Ronaldo: MLS më e dobët se liga arabe

Parasezoni që i afrohet kampionatit të ri arab ka marrë jetë, gjithnjë e më i mbushur me kampionë. Liga Profesionale Saudite është gati të fillojë një sezon në të cilin do të shfaqë super nënshkrimet e shumta të bëra nga klubet: nga Benzema dhe Brozovic te Koulibaly e Milinkovic-Savic.

Në një intervistë të fundit, Cristiano Ronaldo, protagonist që sezonin e kaluar në Arabinë Saudite, ka treguar se në Evropë vetëm Premier League ka mbetur në nivele të larta. “Rikthimi në Europë për mua është një mundësi e mbyllur, tashmë jam 38 vjeç dhe nuk ia vlen. Evropa ka humbur shumë cilësi. E vetmja është Premier League.

Kampionati spanjoll ka humbur nivel, portugezi nuk është në krye, gjermani ka humbur shumë cilësi. Ndërsa liga italiane, kur shkova te Juventusi, ishte e vdekur dhe unë e rivlerësova sërish. Tani po ndodh në Arabi, ndihem 100% ‘pionier’ i këtij transformimi këtu. Jam i sigurt se së shpejti do të vijnë kampionë të tjerë” – u shpreh Ronaldo, i cili shigjeton indirekt Lionel Messin dhe ligën ku ai luan.

“MLS? Jo, kampionati saudit është shumë më i mirë se ai i SHBA. Liga Arabe do të jetë shumë e fortë. Siç e kam thënë gjithmonë, për tre vite do të ketë në përbërje shumë lojtarë të mëdhenj. Shikojeni këtë verë sa kanë ardhur, por besoj do të vijnë të tjerë. Kjo ligë do të jetë nga më të fortat në botë” – përfundoi sulmuesi portugez, i cili këtë sezon kërkon titullin në Arabinë Saudite.

()

Arena e Lajmit


“Serie A kishte vdekur, e ringjalla kur shkova te Juventus”, Cristiano Ronaldo: MLS më e dobët se liga arabe

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook