Atentati ndaj Nikolin Markut, kreu i Policisë së Lezhës në vendngjarje, zbulon dyshimet për vrasjen e 42-vjeçarit

Drejtori i Policisë së Lezhës ka reaguar në lidhje me vrasjen që ndodhi gjatë pasdites së sotme në Balldre të Lezhës, ku mbeti viktimë shtetasi Nikolin Marku (Lekstakaj).

Përmes një deklarate për mediat, ai është shprehur se ngjarja ka ndodhur pranë një marketi dhe dyshohet që shkaku të jetë gjakmarrja mes fiseve Lekstakaj dhe Nikulaj.

“Sot rreth orës 18:30 kemi marrë njoftim që në fshatin Balldre pranë një supermarket është vrarë me armë zjarri shtetasi Nikolin Marku (Lekstakaj).

Nga shërbimet e policisë është vajtur menjëherë në vendin e ngjarjes dhe po punohet për identifikimin dhe zbulimin e autorëve. Akoma jemi në hetim e sipër të rastit. Nuk kemi akoma dyshime, por dyshojmë gjakmarrje. Po sigurojmë të gjitha provat”, u shpreh ai.

Arena e Lajmit


Atentati ndaj Nikolin Markut, kreu i Policisë së Lezhës në vendngjarje, zbulon dyshimet për vrasjen e 42-vjeçarit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook