Mbi 1200 bimë kanabisi asgjësohen gjatë aksionit në Krujë, ministri Balla: Goditja duhet sistematike, çdo ditë

Ministri i Brendshëm Taulant Balla ka reaguar pas aksioneve të fundit të strukturave policore kundër kultivimit të narkotikëve, shtrirë në gjithë vendin.

Ai thekson në një mesazh në rrjetet sociale se lufta kundër kultivimit të kanabisit duhet të intensifikohet.

“Përderisa përsëri e përsëri, tek tuk, kanabisi rinxjerr kokën sapo policia e kthen kokën nga ana tjetër, lufta kundër kultivimit të kanabisit duhet vazhdojë edhe më fort”, pohon ministri.

Duke u ndalur tek të dhënat e ditës, raportuar nga policia, Balla nënvizon se kur Policia godet, edhe rezultatet nuk mungojnë.

“Prandaj goditja duhet sistematike, çdo ditë. Përgëzime Drejtorisë së Policisë Tiranë për operacionin në Malësinë e Krujës, ku u zbuluan dhe u asgjësuan sot mbi 1200 bimë kanabis, bashkë me të zotin e tyre para drejtësisë”, shprehet kreu i Ministrisë së Brendshme.

Arena e Lajmit


Mbi 1200 bimë kanabisi asgjësohen gjatë aksionit në Krujë, ministri Balla: Goditja duhet sistematike, çdo ditë

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook