“Në katër vite kemi fituar tre trofe”, Goldi Halili: Rikthime të rëndësishme te Tirana, po punojmë shumë

E ftuar në emisionin “Panorama Sport” në “Panorama TV”, drejtorja administrative e Tiranës, Goldi Halili foli për rolin e saj në klub dhe eksperiencat e saj personale si bardheblu.

“Do preferoja të më njihnin si Goldi i Goldit, por në fakt jam e lidhur ngushtësisht me Tiranën. Unë e klasifikoj veten si vullnetarja e përjetshme e Tiranës. Të mbartësh titull te Tirana të vë shumë përgjegjësi te Tirana. Përditë dua të prek nga një aspekt për ta çuar drejt atij standardi që luftojnë shumë persona këtu.

Më duhet ta pranoj që stafet e klubeve të futbollit nuk ka mjaftueshëm persona të mbulojnë të gjitha detyrat. Fokusin kryesor e kam te kurimi dhe trajtimi i imazhi i Tiranës. Goldi është dhe te pjesa e mbikëqyrjes së financave. Është dhe te ndërlidhja e zyrës me pjesën teknike, por të gjitha këto nuk do të ishte e mundur pa bashkëpunëtorët e mirë që kemi. Jo vetëm lojtarët, por edhe organika jonë e brendshme.

Nuk e mendoja kurrë që futbolli do ishte pjesë e jetës time. Nuk ma merrte mendja që kontributi që babai im ka dhënë për Tiranën, nuk e di se si këtë shiringën e ADN-së e kam marrë dhe unë. Isha e etur ashtu siç ishte etur dhe familja ime, por dhe personat që në ADN-në e tyre kanë gjakun bardheblu. Kjo ishte ajo që më shtyu për të rikthyer titullin në shtëpi. U bë 4 vite te Tirana dhe në këto 4 vite kemi sjellë 3 trofe.

Sporti është adrenalinë më vete. Nuk vlen asnjë fjalë tjetër. Jemi në atë akuten e sindromës e përjetimit më flagrant dhe më të larmishëm.

Kur humb Tirana babi nuk na flet. Shyqyr e karakterizon një gjumë i thellë sepse kështu i kalon ai streset. Ndërsa mamaja me vëllain e kalojnë stresin me pagjumësi.

Katër jemi. Mua më pëlqejnë familjet e mëdha. Grenti nuk guxon të thotë të kisha një motër (qesh). Unë krenohem që jemi të pandarë dhe ndihem e bekuar. Sa herë ndihem keq them Goldi numëro bekimet.

Kemi dubluar të gjitha rolet e mundshëm në fushë. Janë rikthyer djem që e njohin fare mirë atë fanellë. Jemi mirë, jemi duke njohur njëri-tjetrin çdo ditë e më tepër. Po mundohemi që të kuptojmë pikat e forta, por po punojmë dhe mbi pikat e dobëta. Një mendje e shëndoshë qëndron në një trup të shëndoshë. Po punojmë në maturinë tonë mendore.

Në pjesën teknike unë nuk kam ndërhyrë dhe nuk ndërhyj. Mendoj se do të duhet të pyesim stafin teknik. Unë lumturohem me faktin që afrohen elementë që e dinë se çfarë është Tirana në vetvete. Dhe skuadra e sezonit të kaluar është integruar shumë shpejtë dhe ka luajtur me përgjegjshmërinë më të madhe. Jo vetëm që kanë qenë aq profesionistë jo vetëm në fushë, por edhe jashtë saj.

Marketingu është një fushë që nuk është shumë e zhvilluar në futbollin shqiptar. Ne duhet të shpenzojmë në imazh dhe për këtë imazh po punojmë. Tirana është brand. Brand-et e para shqiptare kanë qenë karamelet “Zana” dhe “Tirona e Zemrës”. Kemi ende shumë punë. Por jemi duke ndjekur shembuj konkret, ashtu siç po eksperimentojmë në përcjelljen e lajmit. Unë këto katër vite suksesi në marketing ja atribuojë kompanisë që ne punojmë.

As unë as Grenti nuk mendojmë se jemi në drejtim të këtij klubi. E trajtojmë si imput të domosdoshëm për të prekur të gjitha hallkat. Brenda një familje komunikimi është më i rrjedhshëm. E dimë çfarë duhet t’i skanojmë presidentit dhe se çfarë mos t’i themi. Kjo gjë ka ndihmuar këtë proces.

Unë ndihem më e stresuar sepse sa vjen e bëhet më e vështirë. Të fitosh një trofe është e bukur, por ta mbash është jashtëzakonisht e vështirë. 24/7 sporti është një disiplinë delikate. Atëherë kur ti mendon të pushosh atëherë të vjen fluksi më i madh i punës. Ndihem shumë e stresuar për të komunikuar me pjesët integrale të komunitetit bardheblu. Janë shumë mendje dhe asnjëherë s’bëhen një. Ëndërrojmë për të njëjtën gjë dhe punojmë për të njëjtën gjë. Grenti punon me intensitet më të lartë dhe e favorizon fakti që është më i prerë se unë.

Dikur jetoja me objektiva të larta. Fati më ka mësuar të bëj kompromise. Jo vetëm për rrjedhën e jetës time. Kjo gjë më mësoi të mos bëja më plane afatgjata. Vendosa ta jetoja jetën me klishe. Tani bëj plane shumë të shkurtra. Ja plotësisht e përpirë nga klubi i futbollit Tirana. Tirana dhe vetëm Tirana është kryeqyteti.

Duke qenë se u privova nga menaxhimi i kohës këndoja. Shumë impakte të brendshme, babi, ti e ke fajin (qesh), më bënë që unë t’i përkushtohesha studimeve dhe të largohesha nga arti. Nuk kam pasur ndonjëherë ndonjë mbështetje te arti. Duke marrë komente negative një fëmijë 13-vjeçar, 10-vjeçar, 7-vjeçar dhe duke u bazuar gjithmonë te ‘vajza e filanit’, ‘goca e babit’, ‘ja bëri babi’, jo nuk mi bëri babi. Nuk isha e fortë mjaftueshme për ta përballuar. Kur unë i rikthehem atyre kujtimeve sot, mendoj se brumin e kam pasur mjaft të mirë për ta ndjekur. Por ja ku jam te Tirana sot dhe të gjitha ato elementet e artit t’i ndërthur këtu.

Djem me një karakter të pashoq. Djem me një durim të pashoq. Djem të cilët asnjëherë nuk kontestuan, edhe atëherë kur realiteti përpara tyre bërtiste. Djem që kanë bërë punën e tyre mbi 100%, duke shpresuar që dhe hallkat e tjera të botës së futbollit shqiptar të ishin në lartësinë e tyre, që fatkeqësisht nuk ishin. Por një individ, dy, tre nuk e përbaltin botën e futbollit shqiptar. As nuk e ulin atë, sepse janë shumë individë të tjerë që kanë vënë një standard ndryshe nga ajo që ne jemi mësuar më përpara. Këtë e tregon opinioni që personat në futbollin shqiptar kanë për Shqipërinë. Ata individë që kanë dashur të përbaltin Tiranë, por nuk ja kanë arritur. Tirana është 29 herë kampione e Shqipërisë dhe të matesh me këtë rekord nuk e përbaltin dot. Ne nuk i përkasim sistemit diktatorial, ne e kemi përmbysur atë sistem”, u shpreh Goldi Halili.

Arena e Lajmit


“Në katër vite kemi fituar tre trofe”, Goldi Halili: Rikthime të rëndësishme te Tirana, po punojmë shumë

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook