Mes debatit dhe akuzave në lidhje me kërkesën e dy deputetëve të PS-së, Petro Koçi dhe Ismet Beqiraj për disa ndryshime ligjore që do t’i hapë rrugë mandatit të përjetshëm në Skëndër Gjinushti në krye të Akademisë së Shkencave, vjen një tjetër reagim.
Këtë herë është akademiku Artan Fuga që ka reaguar pas deklaratës së kryetares së Komisionit të Edukimit, Flutura Açka, e cila foli për një puç në Parlament. Fuga mbështeti faktin se është puç, ndërsa shtoi se nuk po bëhet nga një person, por nga disa dhe në bashkëpunim.
“Ja puçi! Jo një, por disa, në bashkëpunim të strukturuar qartë!”, shkruan Fuga teksa ka bërë share në rrjetin social shkrimin e Açkës, të publikuar në .
()