Detaje të reja për ngjarjen e rëndë që ndodhi sot në Tiranë, ku një i mitur u gjet i vdekur në garazhin e banesës nga familjarët.
Teksa policia deklaroi zyrtarisht se vdekja ka ardhur nga asfiksia, burime nga grupi hetimor bëjnë me dije për “” se i mituri ka qenë në garazh, duke ndezur një makinë me benzinë e me një bateri.
Kur ka vendosur baterinë dyshohet se ka montuar fishat e baterisë gabim dhe në atë moment ka humbur ndjenjat dhe nga efekti i gazrave të benzinës dhe nxehtësia është asfiksuar duke gjetur vdekjen. Gjithsesi do të jetë ekspertiza e mjeko-ligjorëve që do të përcaktojë shkakun e vërtetë të vdekjes.