Vdekja e të miturit në Tiranë/ 13-vjeçari ishte me të atin duke ndërruar baterinë e makinës, zbardhen detaje

Detaje të reja për ngjarjen e rëndë në periferi të kryeqytetit, ku një i mitur u gjet i vdekur në një garazh.

Ndryshe nga policia, e cila njoftoi zyrtarisht se 13-vjeçari u gjet brenda një makine në garazhin e banesës, gazetari Igli Çelmeta duke iu referuar burimeve raportoi për “” se i mituri është gjetur jashtë makinës, brenda garazhit ku ka qenë bashkë me të atin pasi ngjitur me banesën kanë edhe një servis makinash.

Mjeti, ku u gjet ishte i prishur dhe nga hetimet paraprake dyshohet se është asfiksuar nga erërat e pajisjeve të makinës apo ndonjë reaksion baterie, pasi sipas të atit ishin duke hequr baterinë e mjetit.

Versioni zyrtar përfundimtar për vdekjen tragjike të të miturit pritet pas ekspertizës së mjeko-ligjorëve.

Arena e Lajmit


Vdekja e të miturit në Tiranë/ 13-vjeçari ishte me të atin duke ndërruar baterinë e makinës, zbardhen detaje

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook