Ministri i Brendshëm Taulant Balla ka përgëzuar operacionin anti-kanabis që u zhvillua gjatë ditës së sotme, ku janë asgjesuar mbi 4000 bimë kanabisi.
Ministri Balla është shprehur se operacione të tilla do të jenë më të shpeshta.
“Përgëzime Policisë së Shtetit për operacionin anti-kanabis gjatë ditës së sotme në Tropojë, Vau i Dejës, Pukë etj, ku u asgjësuan mbi 4000 bimë kanabisi. Të shtojmë ritmin dhe të kemi më shumë goditje si këto”.