Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta deklaroi se bashkë me aleatin e saj, PD-në dhe forcat e tjera opozitare, do të vijojnë luftën kundër kleptokracisë.
Teksa u pyet në lidhje me mundësinë e rikthimit të protestave në vjeshtë, Meta nuk tregoi detaje, apo data, ndërsa theksoi se Partia e Lirisë do të vijojë misionin e saj.
“Mendoj se opozita ka përshkallëzuar aksionin parlamentar dhe dua ta vlerësojë këtë fakt. Duhet të ketë sinkronizim të aksionit të opozitës në Kuvend, ashtu sikundër këto skandale kërkojnë të gjitha rrugët që opozita, qytetarët, të shprehin revoltën e tyre, pakënaqësinë e tyre dhe të mbrojnë taksat e tyre të ardhmen e tyre. Jemi në një bashkëpunim konstruktiv me PD në të gjitha nivelet dhe faktorët e opozitës. Rruga e PL-së është rrugë e pakthyeshme për përmirësimin e situatës në vend. Pjesën më të madhe të kompetencave e ka pasur zoti Ahmetaj, edhe pandeminë, edhe tërmetin, duke pasur besimin e plot të Ramës. Ahmetaj ndihet i kërcënuar nga ai që e ka shtyrë që të bëjë këto veprime që i ka caktuar këto raporte me ligjin. Sa i takon aferës së inceneratorëve, Ahmetaj ka përgjegjësitë e tij, për veprimet dhe mosveprimet e tij. Në piramidën e kësaj afere nuk është në nivelin më të lartë, nuk ishte aq i fuqishëm sa që një aferë kaq të madhe ta shtynte më përpara. Ne do të jemi kudo me të gjithë aleatët e shqiptarëve, në luftë kundër kleptokracisë.”, tha Meta.
()