Juventus synon të arkëtojë 100 milionë euro nga shitjet, mes tyre edhe Vlahovic

Ndërkohë që te Juventus të gjithë presin të mësojnë fatin e sulmuesit Romelu Lukaku, nëse do të vijë apo jo, klubi po mendon edhe të shesë disa lojtarë që konsiderohen të tepërt.

Me skuadrën që do të luajë me shumë gjasa vetëm në kampionat dhe Kupën e Italisë, duhen reduktuar shpenzimet. Për pasojë, Juventus po mendon largimin e mjaft elementëve të rëndësishëm dhe më pak të rëndësishëm.

Nga këto shitje, klubi synon të arkëtoj 100 milionë euro, që do të shërbejnë për të ardhmen. I pari në listë është sulmuesi serb Dusan Vlahovic, për të cilin ka mjaft kërkesa dhe largimi është më i lehtë për t’u realizuar.

Në listën e lojtarëve të tepërt është edhe kapiteni Leonardo Bonucci, të cilit i është komunikuar se nuk bën më pjesë në planet e klubit. Emrat e tjerë në listën e të larguarve janë Zakaria, Arthur, Pjaca, Ake dhe Luca Pellegrini. Drejtuesit e rinj ua kanë bërë të qartë të gjithëve, se nuk ka lojtarë të pashitshëm dhe përballë ofertave të duhura të gjithë kanë një çmim.

()

Arena e Lajmit


Juventus synon të arkëtojë 100 milionë euro nga shitjet, mes tyre edhe Vlahovic

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook