Radhë të gjata janë krijuar në Morinë këtë të enjte. Ndërsa qytetarët prisnin në makinë për të kaluar kufirin, nën temperatura të larta atmosferike, polica shqiptare ka shpërndarë ujë për ta.
Siç shihet edhe nga këto foto, shërbimet e Policisë Kufitare Morinë kanë shpërndarë ujë për drejtuesit e automjeteve dhe për pasagjerët, kryesisht për fëmijët e vegjël.