Ballkani është eliminuar në turin e parë të Champions League. Skuadra e drejtuar nga Ilir Daja kishte fituar 2-0 në ndeshjen e parë ndaj Ludogorets, por sonte në Huvepharma Arena (Razgrad), u mundën me shifrat 4-0.
Në pjesën e parë, bullgarët realizuan dy golat me Tekpetey. Në pjesën e dytë, prapavija e ekipit nga Suhareka pësoi edhe 2 gola të tjera, pas 2 gafave fillestarësh.
Takim për t’u harruar për Ballkanin, me vetëm 2 goditje të regjistruara në portë, gjatë gjithë ndeshjes. Në krahun tjetër, Ludogorets numëron 7 gjuajtje në portë.
Ekipi kosovar do luajë në turin e dytë të Conference League me Larne, kampionët e Irlandës së Veriut.
()