Andre Onana është zyrtarisht lojtar i Manchester United. Klubi nga Manchesteri ka zyrtarizuar afrimin e portierit, i cili vjen nga Interi.
“Gardiani” ka firmosur një kontratë, të vlefshme deri në vitin 2028. 27-vjeçari ishte një nga më të mirët te zikaltërit në edicionin që kaloi, duke ndihmuar ekipin për arritjen e objektivave.
“Të bashkohesh me Manchester United është një nder i jashtëzakonshëm dhe unë kam punuar shumë gjatë gjithë jetës sime për të arritur në këtë moment, duke kapërcyer shumë pengesa gjatë rrugës” – Tha Onana pas firmës.
“Andre ishte zgjedhja jonë kryesore për t’u bërë portieri i ri për Manchester United, me profilin e duhur të atributeve teknike dhe personalitetit. Duke arritur sukses gjatë gjithë karrierës së tij, ne e dimë se Andre do të shtojë më tej mentalitetin fitues që po ndërtojmë brenda skuadrës sonë” – citoi John Murtough, drejtor i klubit!
()