Rreth 5.3 tonë kokainë me vlerë 850 mln euro u kapën nga Guardia di Finanza në një peshkarexhë në Itali. Për pasojë u arrestuan pesë persona, mes tyre edhe një shqiptar.
Sipas mediave të huaja i arretuari është 35-vjeçari, Elvis Lleshaj. Po ashtu, në pranga përfunduan; Vincenzo Catalano, një 35-vjeçar nga Kalabria; Kamel Thamlaoui, një 54-vjeçar tunizian, me banim në Pulia; Sami Mejri, tunizian me banim në Barcellona Pozzo di Gotto; 19-vjeçari francez Yanis Malik Bargas.
Pas kontrollit, ngarkesa maksimale e kokainës u gjet e fshehur pas një dhome. Në total u sekuestruan mbi 5.3 tonë kokainë, që synonte të furnizonte të gjithë tregun sicilian por edhe atë kombëtar.
Sipas autoriteteve italiane vlera e drogës shkonte rreth 850 milionë euro.
()