Dy familjet Zogu, të cilat humbën familjarët e tyre të dashur, ku babë e dy djemtë dhe nipi i tij u mbytën në liqen, kanë hapur dyert e mortit.
Gazetari Igli Çelmeta ka siguruar rrëfimet e banorëve të fshatit Cingar, të cilët përveç dhimbjes nga ngjarja, i bëjnë thirrje shtetit që të ndërhyjë në zonën përrreth liqenit që të marrë masa për të parandaluar tragjedi të tjera.
“Jam i shokuar. U shuan dy familje. Mbase një prej tyre nuk ka ditur not, dhe janë mbytur. Ata nuk duhet të ishin larë atje, pasi ishte me gropa. E njihja 46-vjeçarin, kishte punuar më parë si kameraman.”, tha një banor.
Ndërkohë një tjetër banor i zonës tregon se para dy ditësh një tjetër person u mbyt, ndërsa bëhej fjalë për një 75-vjeçar. Kujtojmë se në liqen u mbytën Arben Zogu 46 vjeç dhe dy djemtë e tij, Ruben dhe Esti Zogu dhe nipi, Melsi Zogu, 20 vjeç.
()