Telenovela ”Mbape” duket se do të mbajë të ndezur merkaton e verës, mes pasigurisë së vazhdimit apo jo të tij në kryeqytetin francez. Por sinjalet e para nga sulmuesi i PSG-së, janë se ai është i përqendruar plotësisht te ajo që di të bëjë më mirë, të tundë rrjetën.
Sulmuesi e ka treguar këtë që në ndeshjen e parë miqësore që skuadra e PSG ka zhvilluar në fazën përgatitore, atë kundër Le Havre, teksa ka vulosur suksesin 2-0. Në një moment ku përgatitja fizike ka rëndësi më shumë, ekip i drejtuar nga Luis Enrike nuk ia doli të shënonte në fraksionin e parë të lojës.
Por në të dytën, me aktivizimin e Mbape, faza ofensive ndryshoi dhe parisienët u bënë më të rrezikshëm. Fillimisht ishte Ekitike ai i cili gjeti golin e avantazhit e më pas, ishte edhe vetë Mbape i cili në minutën e 91-të vulosi fitoren 2-0./Panorama Sport/