PSG ka marrë vendimin ekstrem për Kylian Mbappe, duke e përjashtuar nga ekipi. Presidenti Al Khelaifi i tregon derën një nga më të mirëve të botë, për të mos thënë më i miri aktualisht.
“Ylli” i Paris Saint-Germain është lënë jashtë turneut parasezonal që skuadra parieziene do të zhvillojë në Japoni, pasi ai vazhdon të refuzojë nënshkrimin e një kontrate të re. Mbappe ka vetëm një vit të mbetur nga kontrata e tij aktuale me PSG-në dhe u ka thënë drejtuesve se nuk do të nënshkruajë një marrëveshje të re, por as nuk dëshiron të shitet këtë verë.
Sipas “L’Equipe”, kampionët e Ligue 1 kanë vendosur ta lënë atë në shtëpi teksa përgatiten për sezonin e ardhshëm në Japoni. Nasser al-Khelaifi e kishte përsëritur disa ditë më parë, gjatë fjalimit që mbajti para skuadrës në qendrën e re sportive:
“Klubi është më i rëndësishëm se gjithçka dhe të gjithë”. Një mesazh i qartë drejtuar Kylian Mbappé, i cili pikërisht tani, pas miqësores së parë të sezonit, ku shënoi edhe një gol, mori lajmin për përjashtimin e Paris Saint-Germain nga turi aziatik.
Sipas shtypit francez, ky është një vendim i marrë në përputhje me ngjarjet e javëve të fundit; klubi është ende në pritje të një sinjali apo hapjeje nga lojtari, i cili nuk dëshiron të rinovojë kontratën.
()