Bayern Munich është gjithnjë e më afër nënshkrimit të Kyle Walker. Lajmi u bë publik nga Sky Deutschland, i cili shpjegon se si në ditët në vijim pritet një takim vendimtar në Japoni mes drejtuesve gjermanë dhe atyre të Manchester Cityt, me “Qytetarët” që duhet të marrin parasysh dëshirën e mbrojtësit anglez për të ndryshuar mjedis.
City dhe Bayern sfidojnë njëra-tjetrën në fushë të mërkurën, por Walker s’do jetë në dispozicion për këtë sfidë. Ai synon që të shmangë dëmtimet, duke pasur parasysh marrëveshjen tashmë të afërt mes palëve. 33-vjeçari u transferua në Manchester në vitin 2016, nga skuadra e Tottenham. Më parë, lojtari ka kontribuar edhe për Aston Villa dhe QPR.
()