E ardhmja e Harry Kane është ende në dyshim. Sulmuesi i Tottenham është i hapur për një kalim te gjigandët e Bayern Munchen, por londinezët ia kanë dalë mjaft mirë deri tani të rezistojnë ndaj të gjitha ofertave që vijnë nga kampionët e Gjermanisë. Shoku i ekipit te Spurs, Son ka thënë në një intervistë se klubi duhet të respektojnë vendimin e Kane, cilido qoftë ai!
“Unë e dua atë si lojtar, është një shembull për t’u ndjekur dhe një nga sulmuesit më të mirë në botë, ai erdhi në stërvitje pa asnjë shenjë shpërqëndrimi dhe me një profesionalizëm të plotë, po qarkullojnë shumë lajme për të, por ai është kapiteni dhe po punon me ekipin, nuk e di se cili do të jetë vendimi përfundimtar i Kane por mendoj se klubi duhet ta respektojë atë” – Tha Son.
()