Bashkëjetesa fetare në Shqipëri, teologu Timothy Winter: Ka harmoni, trazicioni është menaxhuar mjaft mirë

Profesori, teologu dhe dijetari islamik britanik Timothy Winter i ftuar në emisionin “Open”, në News24, foli për bashkëjetesën fetare në Shqipëri.

Winter u shpreh se harmonia e besimit fetar në Ballkan është përmirësuar dhe menaxhuar mjaft mirë ndër vite.

“Mendoj që një mënyrë legjitime për të gjykuar vlerat morale sesi komuniteti ka të bëjë me diferencën apo ndasitë e ndryshme. Ne kemi një histori të palumtur edhe për sa i përket kurorëzimin e Mbretit Charles III. Në Ballkan kur sistemi funksionet shumë mirë ishte një kontekst më i mirë i feve të ndryshme. Gjërat janë përmirësuar, sot dhe për të parë majën e kështjellës kemi edhe ortodoksë që jetojnë në mënyrë harmonike.

Përshtypja që marr si turist është që shqiptarët po zhvillohen në aspekti pozitiv dhe ne e shohim këtë sukses në komunitetet fetare. Trazicioni nga regjimi socialist në atë kapitalist në Evropë është menaxhuar mjaft mirë pavarësisht tundimit të superfuqive që kanë dashur të luajnë shah me territoret.

Një nga gjërat që më befason janë stereotipat për tolerancë fetare. Ka diçka të mirë që rajoni po progresion dhe ky laborator do ndikojë dhe në vendet e tjera.

Në Angli ka një numër problemesh edhe pse po ecim shpejt. Ju po përpiqeni të shkoni drejt BE-së ndërsa ne jemi larguar, kemi ikur me vrap. Mendoj se ka gjasa që ky shembull mund të luhet nga Ballkani. Kemi pasur një të shkuar të vështirë, por jeni duke punuar dhe shpresojmë të sjellim optimizëm. Deri më tani kemi arritur që gjithçka të përmirësohet”, u shpreh profesori Winter.

()

Arena e Lajmit


Bashkëjetesa fetare në Shqipëri, teologu Timothy Winter: Ka harmoni, trazicioni është menaxhuar mjaft mirë

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook