Manchester City ka arritur të marrë një tjetër fitore në miqësore, duke mundur me rezultatin 1-2 Bayern Munich në Tokio. “Qytetarët” kanë treguar edhe një herë tjetër forcën e tyre, duke marrë një fitore kundër një rivali mjaft të fortë dhe që City-t i shërben për të vazhduar me të njëjtin ritëm si sezonin e fundit.
Goli i shënuar nga McAtee ka mjaftuar për pjesën e parë të ndeshjes, ndërkohë që në dytën ishte Tell ai që barazoi për Bayern në minutën e 81-të. Pak minuta më vonë, Laporte ka gjetur golin e dytë për City-n, duke i dhënë një fitore skuadrës së Guardiolës.
Dy skuadrat do të vijojnë me fazën përgatitore në Japoni, aty ku Bayern do të luajë edhe 3 miqësore të tjera. Fillimisht bavarezët do të luajnë me Kaëasaki Frontale, e më pas me Liverpoll dhe Monaco. Sakaq, City do të përballet me Atletico Madrid.
()