Mbappe mund të padisë PSG-në në drejtësinë sportive nëse klubi nuk e grumbullon me ekipin e parë

Çështja Kylian Mbappé gjeneron debate kudo, jo vetëm në Francë. Por PSG mund të vihet me “shpatulla për muri” nëse vërtetohen sjelljet ngacmuese dhe diskriminuese, madje është e mundur edhe prishja e kontratës në favor të sulmuesit francez.

Mbappé mund të shkëputet nëse nuk grumbullohet për një ndeshje lige dhe në një situatë të përsëritur që izolon lojtarin, pa një arsye madhore (thjesht nuk do të rinovojë kontratën nuk është arsye, është e drejtë themelore), do të jetë PSG që do të vuajë pasoja.

Kur një lojtar arrin vitin e fundit të kontratës së tij, në çdo nivel, faza është kritike dhe “martesa” mund të prishet për shkak të njërit apo tjetrit. Nëse deri më 13 gusht Mbappe pengohet të kryejë aktivitete me ekipin e parë, të marrë pjesë në seancat stërvitore, në takime me trajnerët, mund t’i drejtohet drejtësisë sportive franceze.

Mbappé, në këtë mënyrë, mund të marrë ndërprerjen e kontratës, një kompensim të rëndësishëm financiar dhe lirinë për të nënshkruar me çdo klub tjetër.

Unioni i Lojtarëve Francezë, UNFP, ka shprehur tashmë mbështetjen e plotë për Mbappe, duke deklaruar se pozicioni i PSG-së “përbën ngacmim moral” dhe duke u treguar i gatshëm për të ndërhyrë kundër parisienëve.

()

Arena e Lajmit


Mbappe mund të padisë PSG-në në drejtësinë sportive nëse klubi nuk e grumbullon me ekipin e parë

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook