Rrjeti social, TikTok po sjell ndryshime të reja në përdorimin e tij. Tashmë mund të bëni postime edhe me tekst, që më para nuk ka funskionuar. Përfaqësuesit e kësaj platforme online shprehen se funksioni i ri u jep përdoruesve “një mënyrë tjetër për të shprehur veten”.
Madje, në fillim të këtij muaji, TikTok lançoi një shërbim të ri transmetimi muzikor për platformat rivale si Spotify dhe Apple Music. Kështu duket se ka nisur një luftë virtuale mes platformave online për të marrë më shumë shikueshmëri dhe përdorues.
Ashtu sikurse po bën edhe Elon Musk, i cili ditën e hënë hoqi logon e famshme të shpendëve blu në Tëitter dhe kaloi në një X bardh e zi. Duket se edhe TikTok-u me pronarë kinezë nuk do të rrijë mbarpa, tashmë ka sjellë plot tre shërbime në aplikacion, foto, video dhe tekst.
“Këto veçori e bëjnë atë që postimet tuaja me tekst të jenë po aq dinamike dhe interaktive sa çdo postim video ose foto,” tha kompania.
Aplikacioni po teston veçori të tjera duke përfshirë një modalitet të ri peizazhi me përdorues të zgjedhur në mbarë botën.