PS mbledh sot Asamblenë Kombëtare, zbulohen detajet, çfarë pritet të ndodhë

Partia Socialiste do të mbledhë sot pasdite Asamblenë Kombëtare. Në mbledhje pritet të zhvillohen analiza e zgjedhjeve për pushtetin vendor të 14 Majit.

Po ashtu, mendohet se në forumin e lartë vendimmarrës të socialistëve do të ketë një analizë edhe të punës së çdo ministrie, si dhe të strukturave organizative të partisë.

Në këtë mbledhje të Asamblesë Kombëtare të PS peshën kryesore do ta ketë fjalimi i kryetarit të partisë, njëherësh kryeministër Edi Rama. Mbetet për tu parë nëse në mbledhjen e Asamblesë socialiste do të ketë vendimmarrje për sa i takon ndryshimeve në kabinetin qeveritar.

Asambleja e cila vjen 1 vit pas mbledhjes më të fundit mes socialistëve do të pasohet nga një tjetër takim dy ditë më pas. Më 28 dhe 29 korrik në Tepelenë, kryeministri Edi Rama do të mbledh Qeverinë në një takim informal. Zyrtarisht thuhet se në këtë takim do të shpallen objektiva të reja për ministritë përkatëse. Gjithsesi asambleja mblidhet në një situatë delikate brenda kampit rozë. Socialistë me emër, kryetarë bashkish janë arrestuar, dhe së fundi prej disa ditësh SPAK ka urdhëruar arrestimin e zv.kryeministrit Arben Ahmetaj.

 

Arena e Lajmit


PS mbledh sot Asamblenë Kombëtare, zbulohen detajet, çfarë pritet të ndodhë

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook