Rekord në NBA, basketbollisti i Boston Celtics bëhet më i paguari i të gjitha kohërave

Basketbollisti i Boston Celtics, Jaylen Brown, nga dita e sotme është bërë lojtari më i paguar në historinë e NBA. 26-vjeçari rinovoi kontratën me skuadrën e Celtics, nga e cila do të përfitojë 304 milionë dollarë për 5 vitet e ardhshme. Pra, më shumë se 60 milionë në sezon.

Një shifër që shkruan historinë e NBA-së edhe pse sipas specialistëve kjo gjë pritej, duke parë paraqitjet e Brown, që shkëlqeu sezonin e fundit me Boston. Çuditërisht, ai nuk u përshi në ekipin e parë të sezonit të kaluar në NBA, por në peshëshen e dytë.

Gjithsesi, kjo nuk e ndali të nënshkruajë kontratën e re, që kalon ndjeshëm atë të Nikola Jokic (276 milionë dollarë në 5 vite me Denver). Kjo kontratë pritej të zyrtarizohej kohë më parë, por lojtari ka qenë me pushime në Spanjë dhe vetëm ditët e fundit është rikthyer në Boston, ku dhe ka hedhur firmën në kontratën e re, pasi kreu vizitat mjekësore.

Lajmin e konfirmoi Jasin Glushon, agjenti i basketbollistit. Skuadra e Boston ka luajtur në 3 finale të Konferencës së Lindjes në 4 vitet e fundit dhe Jaylen Brown ka qenë një nga lojtarët më të mirë. Ai formon një dyshe të jashtëzakonshme me Tatum, që verën e ardhshme edhe ai mund të nënshkruajë një kontratë të re, për të thyer këtë rekord të shokut të skuadrës.

()

Arena e Lajmit


Rekord në NBA, basketbollisti i Boston Celtics bëhet më i paguari i të gjitha kohërave

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook