Zhvlerësimi i Euros, eksportuesit paralajmërojnë protestë para kryeministrisë: Duam kompensim 15% për t’u normalizuar situata

Tregu valutor nuk po gjen qetësi në luhatjen me kursin euro/lek. Shoqatat e biznesit në vend po kërkojnë të kenë një kurs fiks këmbimi për kontrata e tyre në të kundërt ata paralajmërojnë protesta.

“Ne do ti bëjmë thirrje qeverisë në rast se nuk do ulet dhe të përcaktojmë një kurs fiks ne baze te rregullave dhe ligjeve do kërkojmë dhe së shpejti do zbresim para kryeministrisë në një protestë vetëm për të kërkuar që duhet ulet në bazë të kushtetutës dhe guvernatori dhe qeveria dhe mos të na lënë në dorën e rënies së lirë”, tha Filip Gjoka, kreu i shoqatës së bimëve Medicinale.

Biznesi thotë se ky kurs këmbimi do ti çojë drejt falimentit dhe do të ketë pasoja të rënda për ekonominë e vendit, teksa shtuan se bizneset prodhuese dhe eksportuese janë në limitet e rezistencës së tyre. Vetëm sektori fason ka një humbje mujore prej 9 milionë eurosh nga kursi.

“Pas disa takimeve të pafrytshme me institucionet jemi këtu sot për të deklaruar publikisht se bizneset eksportuese por dhe ato prodhuese janë në limitet e rezistencës ekonomike e financiare të tyre”, u shpreh Alban Zusi, Kreu i Shoqatës se Eksportuesve.

Zgjidhja sipas Alban Zusit, është që sektori prodhues të kthehet në biznes planin e vetë, që do të thotë të kompensohen të ardhurat e tyre në masën e 15%.

“Zgjidhja është që të rikthehen bizneset në biznesplanin e tyre që do të thotë të ardhurat e tyre duhen kompensuar së paku në nivelin e 15% për tu normalizuar situata dhe për të dhënë hapësirë më pas në harkun e 6 muajve kjo do të thotë që ai suficit I krijuar në buxhetin e shtetit pra ato të ardhura të marra në”, tha Zusi.

Euro ka shënuar një rënie të ndjeshme vitet e fundit, por më e fortë ka qenë tkurrja këtë vit. Aktualisht një euro këmbehet afër nivelit të 101.07 lekëve.

Arena e Lajmit


Zhvlerësimi i Euros, eksportuesit paralajmërojnë protestë para kryeministrisë: Duam kompensim 15% për t’u normalizuar situata

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook