Arrestimi i biznesmenit Pëllumb Gjoka, Berisha nxjerr foton: Makina e tij para qendrës së votimit, miku i Ramës më 14 maj tmerroi qytetarët

Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar sot nw rrjetet sociale një fotografi, në të cilën shihet një makinë, për të cilën pretendon se është e biznesmenit të arrestuar gjatë ditës së sotme, Pëllumb Gjokës. Arrestimi i biznesmenit është bërë me urdhër të SPAK, i cili lëshoi 15 urdhër-arreste.

Sipas Berishës, makina ka qëndruar më 14 maj para qendrës së votimit 324 në Velipojë, për të tmerruar zgjedhësit. Mes të tjerash Berisha tha se banda e Gjokës kishte pushtuar qendrat e tjera të votimit, për të marrë vota në emër të PS-së.

Reagimi i Berishës:
Kjo është makina e kriminelit Pëllumb Gjoka, mikut të ngushtë të Edi Ramës dhe investitorit strategjik. Me datë 14 maj kjo makinë ka qëndruar para qendrës së votimit 324, Velipojë për të tmerruar zgjedhësit, kurse banda Gjoka kishte pushtuar qendrat e tjera.

  • foto galeri

()

Arena e Lajmit


Arrestimi i biznesmenit Pëllumb Gjoka, Berisha nxjerr foton: Makina e tij para qendrës së votimit, miku i Ramës më 14 maj tmerroi qytetarët

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook