Këtë pasdite zjarri ka përfshirë zonën torfike në fshatin Sheqeras të Korçës. Sipas informacioneve mësohet se janë djegur rreth 7 ha grurë. Zjarri është përhapur me shpejtësi në tokat e mbjella duke djegur kështu një pjesë të konsiderueshme të grurit .
Banorët e zonës, por edhe zjarrfikësit fatmirësisht kanë arritur ta shuajnë zjarrin e rënë duke evituar dëmin që mund të shkaktonte në sipërfaqe të mëdha me grurë.
Ndërkohë policia ka qenë në zonë, por ende nuk është përcaktuar shkaku i zjarrit edhe pse sipas specialistëve torfa digjet në vetvete nga nxehtësia dhe temperaturat e larta.
()