“Kokat” e trafikut të kokainës fshihen në Dubai/ Ish-prokurori: S’ka interes për marrëveshje ekstradimi me Shqipërinë! Gazetari: S’u kërkojnë llogari si i kanë bërë paratë

Mbrëmjen e sotme në emisionin “Open”, fokusi i diskutimit është kthyer tek krerët e grupeve kriminale shqiptare të trafikut të lëndëve narkotike, të cilët kanë zgjedhur që të fshihen në Dubai, për t’i shpëtuar arrestimit në vendin tonë.

Sipas ish-prokurorit Eugen Beçi, për ta është shumë e lehtë që të qëndrojnë në Dubai, pasi Shqipëria nuk e ka një marrëveshje ekstradimi me Emiratet e Bashkuara.

Sipas gazetarit Jul Kasapi, këtyre peronave, nuk u kërkohet llogari sesi i kanë bërë paratë, çka u jep mundësinë që të bëjnë atje një jetë luksi, me para cash.

“Organizatat kriminale shqiptare i fshehin paratë në Dubai sepse atje ka lehtësira për të pastruara. ata e dinë mirë që nëse bëjnë një investim të fuqishëm, pas 10 vitesh mund të ndërrojë mendje qeveria dhe i humbin. Ata bëjnë jetë luksi sepse kanë para cash të pakontrolluar. Ne fajin nuk duhet t’i vëmë Dubait që i fsheh, por institucioneve që nuk i parandaluan dot”, thotë Beçi.

“Dubai nuk jep shtetësi, dhe kjo do të thotë që shumica e shqiptarëve që shkojnë për të jetuar. Dy arsyet që shkojnë janë parajsa ligjore dhe fiskale. Aty përdoret shumë leku cash, që do të thotë se kjo u intereson grupeve kriminale. Në Dubai nuk të kërkon kush sesi i ke bërë paratë”, shprehet gazetari.

Arena e Lajmit


“Kokat” e trafikut të kokainës fshihen në Dubai/ Ish-prokurori: S’ka interes për marrëveshje ekstradimi me Shqipërinë! Gazetari: S’u kërkojnë llogari si i kanë bërë paratë

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook