Radhë të gjata janë krijuar në Pikën e Kalimit Kufitar të Qafë Thanës.
Gazetarja Lorena Kodra bën me dije për se duke qenë se ditën e sotme ka filluar të aplikohet kalimi me një ndalesë të përbashkët midis Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut, kjo ka bërë që të krijohet radhë e gjatë e automjeteve.
Mësohet se radha është regjistruar në dalje të Shqipërisë drejt Maqedonisë së Veriut. Aktualisht po punohet me 3 sportele për të shmangur pritjet, ndërsa qytetarët thonë se kanë rreth dy orë që presin.