Tjetër vendimin në mbledhjen online të thirrur nga Bardhi, Këshilli i PD kërkon çregjistrimin e Bashës nga regjistri i partive politike

Në mbledhjen e zhvilluar sot online të Këshillit Kombëtar të PD, i thirrur nga Gazment Bardhi, pas vendimit për anulimin e zgjidhjeve për kryetarin e ri të partisë dhe shkarkimin nga funksioni të Kryesisë, u mor tjetër vendim.

Një grup deputetësh u ngarkuan të ndjekin të gjitha hapat ligjor dhe statutor për zbatimin e vendimit të Këshillit, si dhe për përfaqësimin e Partisë Demokratike, në rrugë ligjore për të kundërshtuar çdo akt që bie ndesh me vendimin.

Gjithashtu, Këshilli Kombëtar i PD, i ka autorizuar deputetët që në emër të Partisë Demokratike të Shqipërisë të kërkojnë çregjistrimin e ish-Kryetarit të dorëhequr të PD Lulzim Basha nga regjistri i partive politike, bazuar edhe në vendimin e KAS për dorëheqjen e tij, që është lënë në fuqi nga gjykata.

 

Arena e Lajmit


Tjetër vendimin në mbledhjen online të thirrur nga Bardhi, Këshilli i PD kërkon çregjistrimin e Bashës nga regjistri i partive politike

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook