Drita ka marrë një barazim pa gola me mjaft vlerë ndaj Victoria Plzen në “Doosan Arena”, në ndeshjen e parë të turit të dytë të Conference League. Skuadra dardane zhvilloi një ndeshje të mirë, duke shkuar kështu në aktin e kthimit me një rezultat të kënaqshëm.
Djemtë e trajnerit Akis Vavalis patën rastin e artë për të “rrëmbyer” fitoren në fundin e sfidës, por Dabiqaj gaboi para portierit. Tashmë vëmendja është e përqëndruar në sfidën e kthimit, ndeshje që do të luhet në Kosovë pas një jave.
()