EMRAT/ Sekuestrohet kokainë, armë të ftohta dhe para, dy në pranga në Korçë

Sekuestrohen rreth 500 gramë kokainë, armë të ftohta dhe shuma parash në Korçë, ndërsa në pranga kanë rënë dy persona. Pas një hetimi 1-mujor, operacioni policor i koduar “Night sales 5”, u arrestuan Ilirjan Bardhushi dhe Lajdon Lamllari.

NJOFTIMI I POLICISE
Shpërndanin lëndë narkotike kokainë në qytet dhe posedonin armë të ftohta në banesat e tyre, vihen në pranga 2 shtetas. Procedohet penalisht dhe një 41-vjeçar, për moskallëzim krimi, pasi kishte dijeni për veprimtarinë kriminale që ushtronin 2 të arrestuarit. Specialistët për Hetimin e Narkotikëve të DVP Korçë, bazuar në inteligjencën informative se dy shtetas në qytetin e Korçës, shpërndanin në qytetin e Korçës, droga të forta në doza të vogla, si edhe posedonin armë të ftohta në banesat e tyre, pas 1 muaji hetime në drejtimin e Prokurorisë, organizuan dhe finalizuan me sukses operacionin e koduar “Night sales 5”. Si rezultat i këtij operacioni u kapën dhe arrestuan në flagrancë shtetasit:

 

-I. B., 55 vjeç, banues në fshatin Ravonik, Korçë dhe L. L., 35 vjeç, banues në Korçë.

Gjithashtu, u referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin E. Ll., 41 vjeç, banues në fshatin Ravonik. Shërbimet e Policisë, gjatë kontrolleve të ushtruara në banesat e shtetasve I. B. dhe L. L., gjetën rreth 500 gramë lëndë të dyshuar narkotike kokainë, një pjesë e saj e ndarë doza, 2 peshore elektronike, mjete që shërbenin për ndarjen e lëndës narkotike në doza, shuma parash në valuta të ndryshme, të dyshuara të përfituara nga veprimtaria kriminale, 1 bajonetë metalike, 1 thikë, 1 automjet tip “Nissan” dhe 4 celularë, të cilët u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Gjithashtu, në vijim të veprimeve procedurale nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin E. Ll., pasi kishte dijeni për veprimtarinë kriminale që ushtronin 2 shtetasit e tjerë, por nuk ka kallëzuar në organet e rendit. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.
()

Arena e Lajmit


EMRAT/ Sekuestrohet kokainë, armë të ftohta dhe para, dy në pranga në Korçë

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook