Namir Lapardhaja, anëtar i Kryesisë së PD-së dhe deputeti demokrat, Bledjon Nallbati të ftuar në rubrikën “ Opinion” në News24, folën për garën për kryetar të Partisë Demokratike dhe mbledhjen e Këshillit Kombëtar të thirrur dje nga Gazment Bardhi.
Nallbati u ndal te gara për kryetarin e ri të PD-së që do të mbahen nesër, ku u shpreh se nuk do të ketë zgjedhje, ndërsa shtoi se PD duhet të vijojë përpjekjet për të qenë një parti e fortë dhe alternativë për shqiptarët.
Ndërsa Lapardhaja u ndal te mbledhja e Këshillit Kombëtarë të thirrur nga Bardhi, ku ishte i ftuar, por nuk mori pjesë, pasi e quajti si shkelje statutore.
Pjesë nga debati:
Nallbari: Ne nuk jemi mbështetës së Bardhit apo Bashës, apo kujtdo që pretendon se PD është e tyre. PD duhet të jetë një parti e fortë dhe alternative. Dje ka pasur një mbledhje e Këshillit Kombëtar. U diskutua për çregjistrimin e Bashës, nuk është kërkuar depozita pra pranimi i dorëheqjes së Albiaj dhe Bashës. Bardhi e tha dje që ka qenë i vetmi moment për ta bërë këtë, pasi më parë e kanë pasur persona të tjerë në dorë. Së dyti, pas zgjedhjeve të 14 majit, ka pasur një vendim të kolegjit zgjedhor që ka vendosur që Basha nuk është më kryetar i PD, por i është e drejta Alibeaj.
Lapardhaja: Nuk mora pjesë në mbledhjen online të PD, pasi k ndodhur një mori zhvillimesh dhe ngjarje të tjera. Këto zhvillime më duken si një përpjekje kot për të penguar PD-në dhe për ta çuar te Berisha. Mbledhja online ishte një sajesë fëmijërore. Më duken si përpjekje si të dëshpëruara. Në lidhje me zgjedhjet nesër, janë vendimet e PD-së, këshillit të Kryesisë, pra nuk është në dëshirën time apo të deputetëve.
Nallbati: Këshilli Kombëtar i mbajtur nga Berisha ishte në të njëjtën rrugë si të para disa kohëve që ishte një proces jo statutor. Për aq kohë sa ne thamë që nuk e njohim këtë organizmi partiak, nuk kemi si themi që nuk njohim mbledhjen e këshillit kombëtar se e organizon Basha dhe jo Berisha. Mbledhja ishte transparente në gjykimin tim. Kush dinte të donte a ishte apo o transparente, do kush ishte i ftuar si zotëria që është të në lidhje skype (Lapardhaja). Ne nuk mblidhemi grupe grupe, por disa individë i ka kapur çmenduria. Ishin 174 nga 453 anëtarë, pra është koriumi i nevojshëm? Jo nuk është. Arsyet pse ishin online u sqaruan.
Lapardhaja: Mbledhja e qershorit ishte e hapur për mediat. Mua më erdhi ftesa, por shumë të tjerëve jo. Nuk mora pjesë pasi kam gjykuar se nuk ka qenë në përputhje me statutin. Për mua ka shkelje statutore.
Nallbati: Nuk ka shkelje statutore, por di të them s enë rastin e vakancës, sekretari i përgjithshëm ka për detyrë të thërrasë Këshillin Kombëtar dhe ky i fundit mund të propozojë ndryshime dhe të votojë për ndryshime në rendin e ditës. Kjo ka ndodhur edhe në mbledhjen e djeshme. Kështu që s’ka asnjë shkelje statuti. U përjashtuan mbi 100 anëtarë.
Lapardhaja: Kur flasim për partinë do i përmbahemi statutit. Së pari Sekretari i Përgjithshëm thërret mbledhjen në mungesë të kryetarit.
Nallbati: Ty t’u dha mundësia për të marrë pjesë në mbledhje, apo doje të ndiznim butonin dhe aparatin. Ca na tregon tani? Nuk kanë nevojë shqiptarët për nene dhe germa, por për një parti që nuk zvogëlohet nga dita në ditë.
Lapardhaja: Thelbi i problemit është interpretimi dhe abuzimi me nenin 46 të statutit.
Nallbati: Dje nuk u zgjodh i komanduari, pasi Këshilli nuk e bëri këtë. Kjo është arsyeja pse sekretari i Përgjithshëm thirri këshillin dhe ky i fundit vendosi se çfarë është më e nevojshme dhe e duhura për tani. Do ketë më pas një konsultim me PD-në. Aludohet shpesh në media se grupi i deputetëve ka qenë kundër riorganizimit të partisë. Qeveria në babëzinë e vetë dhe duke shfrytëzuar gjendjen tonë, po shkatërron vendin. Ndaj, deri më sot kemi pritur dhe kemi bërë thirrje për reflektim. Nga Berisha jemi ndarë të gjithë, sepse ne duam një parti që të jetë e fortë dhe alternative. PD-së nuk i mungon kryetari, por votuesi, pasi ka humbur besimin dhe është larguar.
Nuk ka zgjedhje nesër, pasi me një të rënë të lapsit kanë përjashtuar 50 mijë anëtarë. Basha nuk duhet të jetë atje dhe të bëjë moral njerëzve kur vetë nuk është.
()