Pasi grupi i Gazment Bardhit dërgoi sot në Gjykatë vendimin për anulimin e zgjedhjeve për kreun e ri të partisë, ka reaguar Sekretarit Ligjor i PD Indrit Sefa.
Sefa thotë se Bardhi dhe përkrahësit e tij po i shërbejnë interesave personale të Sali Berishës, teksa thekson edhe një herë se demokratët të shtunën do zgjedhin kryetarin e ri të Partisë Demokratike.
“Atyre që braktisin forumet e PD dhe i shërbejnë interesave personale të Sali Berishes, i urojmë suksese në iniciativën për të dorëzuar në gjykatë vullnetin e mbledhjes se parë të Partisë së parë digjitale në Shqipëri.
Nesër demokratët do të votojnë për kryetarin e ri të PD. Procesi legjitim i zgjedhjes së kryetarit do të pasohet me riorganizimin vital të Partisë, për ta bërë PD alternativë qeverisëse për Shqipërinë dhe shqiptarët”, thuhet në reagimin e Sefës.