Kryetari i Komisionit Zgjedhor në PD, Jemin Gjana në një deklaratë për mediat i ka bërë thirrje anëtarëve të partisë që nesër të votojnë në procesin zgjedhor për zgjedhjen e kreut të ri të PD.
Gjithashtu Gjana tha se procesi është legjitim, ndonëse një ditë më parë Këshilli vendosi anulimin e zgjedhjeve.
“Ftesa ime për të gjithë demokratët është ti bashkëngjiten procesit të votimit. Ftesa është e hapur, legale, statutore, jo vetëm për ata që janë pjesë e listave të miratuara, por ftesa është e hapur për të gjithë demokratët që disponojnë dokumentet e anëtarësimit në PD, të cilët me testen e PD nuk kanë punuar për partitë e tjera politike, pjesa e rithemelimit nuk mund të bëhet pjesë, gjithë pjesa tjetër e demokratëve është e ftuar t’i bashkohet nesër procesit. Zhvillimet janë të forta, të bujshme, muajt e sotme janë të nxehtë, por muajt e vjeshtë s’do jenë akoma më të nxehtë. Duke e mbyllur këtë komunikim para hapjes së kutive të votimit, i ftoj të gjithë demokratët të bëhen pjesë e këtij votimi legjitim për garën për kreun e PD”, tha Gjana.