“Konstatimet e Dhomës Amerikanë të Tregtisë për korrupsioni, të rënda”/ Vasili: Kriminalizimi i qeverisë, përgjegjësi e Ramës

Nënkryetari i Partisë së Lirisë Petrit Vasili, ka reaguar për mbledhjen e qeverisë e cila po zhvillohet në Tepelenë. Vasili nëpërmjet një reagimi në Facebook ka bërë përgjegjës kryeministrin Edi Rama për zhytjen e qeverisë në llum, duke e shndërruar sipas tij krimin në sistematik.

Ndër të tjera shton se të gjitha konstatimet e DASH, të Parlamentit Europian, të Task Forcës për Pastrimin e parave dhe së fundmi të Dhomës Amerikane të Tregtisë do të jenë gjithmonë e më të rënda.

REAGIMI:

Ne Tepelene Qeveria e vdekur dhe pa sherim sepse ka gjithmone virusin ne krye te saj!

Pergjegjesia personale e Edi Rames per zhytjen e qeverise ne llum rendohet gjithnje e me shume sepse kriminalizimi eshte shnderruar ne sistemik dhe ka prekur çdo qelize te shtetit.

Pergjegjesi, ideatori dhe fajtori i vetem per kete asgjesim te qeverisjes me ligj dhe te zaptimit te antiligjit eshte vetem Rama.

Pergjegjesia personale e Edi Rames per kriminalizimin e qeverise dhe te partise eshte uleritese dhe vetem e atij sepse te gjithe jane emeruar, zgjedhur dhe shfrytezuar nga ai ne veprimtarine e tyre antishtet dhe antiligj dhe duke qene te akuzuar me fakte asgjesuese.

Virusi i semundjes shkaterrimtare te kriminalizimit te qeveritare eshte vete ai.

Sa kohe qe eshte ai kryeminister çdo lloj kaverdisje dhe perzierje e qeverise eshte me zero efekt dhe do vazhdoje te vuaje nga semundja e kriminalizimit sepse virusi eshte gjithmone i njejti.

Ndaj te gjitha konstatimet e DASH, te,Parlamentit Europian,te Task Forces per Pastrimin e parave dhe tash se fundi te Dhomes Amerikane te Tregetise do te jene gjithmone e me te renda.

Ndaj gjithe vemendjen, goditjen, protesten, reagimin, demaskimin, dhe diskreditimin vetem tek ai, tek virusi pandemik Rama qe te shpetoje shteti nga semundja vdekjeprurese e kriminalizimit, korrupsionit dhe pastrimit masiv te parase.

Ashtu si nje i semure ne kome edhe Shqiperia eshte ne buze te gremines per shkak te virusit Rama.

Duhet terapi agresive ndaj nje virusi te tille dhe koha nuk pret me sepse semundje te tilla e shkaterrojne fatalisht trupin e shtetit dhe fatin e njerezve.

  • foto galeri
  • foto galeri

Arena e Lajmit


“Konstatimet e Dhomës Amerikanë të Tregtisë për korrupsioni, të rënda”/ Vasili: Kriminalizimi i qeverisë, përgjegjësi e Ramës

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook