“O jetë”- është projekti më i ri muzikor i Armaldo Kllogjerit, i cili pas përfundimit të rrugëtimit në “BBV”, iu është përkushtuar muzikës.
Po mesa duket ka dhe nga ata persona që nuk janë fansa të muzikës së tij. E një prej tyre i thotë që projektin mos ta publikojë fare pasi nuk kanë interes.
”Mos u lodh me e nxjerr fare se s’kemi pikë interesi”-ishte komenti në postim, që mori vëmendje nga Armaldo e madje edhe një përgjigje.
Armaldo i kthen: Faleminderit që më ndjek. Të kujtoj që ke foto profili një vogëlushe të mrekullieshme dhe nuk është mirë që me foton e saj të jenë të tilla projekte. Suksese dhe ti në projektet e tua!
Një komenti të tillë, vetëm Armaldo mund t’i përgjigjej me kaq kulturë!