Krist Dragot Aliaj ka hedhur poshtë zërat për një lidhje të mundshme me Dea Mishel pas përfundimit të Big Brother Vip.
Në emisionin “Pushime on Top” ai deklaroi se me Dean ka vetëm miqësi pasi shumë gjëra i mendojnë njësoj.
“Dea është një shok shumë i mirë për shkak se kemi ca gjëra që mendojmë shumë njësoj. Më tepër nuk kishte se po të kishte më tepër do kishim kohë ta zhvillonim edhe brenda, edhe jashtë. Nuk kuptoj pse kanë aluduat njerëzit, por nuk ka ndodhur më shumë se kaq”, tha Kristi.
Dyshja kanë ruajtur një raport mjaft të afërt pas BBV, duke ndarë kohë me njëri tjetrin në programin ku janë të dy pjesë por edhe në evente të ndryshme në kryeqytet.