Nga biznesmeni Gjoka, te Bistri e Martinaj, SPAK zbardh ngjarjet kriminale, vrasje dhe plagosje, pas të cilave fshihet grupi kriminal

SPAK ka zbardhur disa ngjarje kriminale të ndodhura në periudha të ndryshme në vendin tonë, që kanë pas grupin kriminal ku pjesë e tij ishin ish-shefi i Forcave Operacionale, Oltion Bistri, prokurori Xhevair Lita, ish-polici Ardit Hasannega biznesmeni Pëllumb Gjoka, apo dhe Ervis Martinaj.

Në dosjen e prokurorisë dokumentohet se këta persona ka dyshime se fshihen pas vrasjes së Gjini Boriccit (Ndojit), ngjarje e ndodhur në Shkodër në muajin gusht të vitit 2020. Ndërkohë, SPAK ka përmendur dhe një sërë ngjarjesh të tjera siç është plagosja e Kleanth Musabelliut.

NGJARJET
• Identifikimi i autorëve të dyshuar të vrasjes së shtetasit Gjini Boricci, ndodhur në Shkodër në muajin gusht të vitit 2020.
• Identifikimi i autorëve të dyshuar të vrasjes së mbetur në tentativë të shtetasit T. P., ndodhur në Shkodër në muajin shkurt 2021.
• Identifikimi i autorëve të dyshuar në lidhje me sigurimin e kushteve për vrasjen e shtetasit Kleanth Musabelliun, ndodhur në Tiranë gjatë vitit 2020.
• Identifikimi i autorëve të dyshuar në lidhje me sigurimin e kushteve për vrasjen e shtetasve D. D., Ibrahim Lici dhe G. T., ndodhur gjatë vitit 2020.

Arena e Lajmit


Nga biznesmeni Gjoka, te Bistri e Martinaj, SPAK zbardh ngjarjet kriminale, vrasje dhe plagosje, pas të cilave fshihet grupi kriminal

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook