Pas fitimit të Champions League, Manchester City synon ta bëjë stadiumin e tij një nga atraksionet kryesore sportive në kontinent. Projekti i tij është miratuar së fundmi nga këshilli bashkiak. Dritë jeshile për një plan në të cilin klubi do të shpenzojë më shumë se 350 milionë euro.
Investimi do të shërbejë për të rimodeluar skajin verior të stadiumit Etihad, duke zgjeruar kapacitetin nga 53,400 spektatorë, në 60,000. Në krye të kësaj tribune të re do të jetë një bar me pamje nga fusha dhe një vendkalim i mbuluar në krye të stadiumit.
Përveç kësaj, Manchester City synon të ndërtojë një muze klubi, një dyqan të ri, si dhe të mbulojë zonën ku tifozët kalojnë orët para dhe pas ndeshjeve. Klubi do të ndërtojë edhe një hotel ngjitur me stadiumin me deri në 400 shtretër.
Vlerësohet se punimet do të nisin në nëntor dhe do të përfundojnë në fund të vitit 2026, megjithëse klubi synon të inaugurojë tribunat e reja gjatë sezonit 2025-26. Kjo bëhet pas njëmbëdhjetë vitesh pas rinovimit të fundit, të përfunduar në 2015, i cili rriti kapacitetin e stadiumit Etihad nga 48,000 spektatorë në shifrën aktuale prej 53,400.
()