Operatori i Sistemit të Shpërndarjes në orët e mbrëmjes së djeshme pas kontrolleve të ushtruara, kanë zbuluar dhe proceduar në polici dy subjekte me aktivitet “hotel resort” në qendër të Shëngjinit.
Subjektet private vidhnin energji elektrike duke u lidhur jashtë sistemit të matjes, në kundërshtim me ligjin dhe kodin penal.
Verifikimet janë kryer në prezencë të oficerëve të policisë gjyqësore dhe forcave të rendit, ku më pas u morën masat e nevojshme të shënuara në procesverbal.
Më herët, një tjetër strukturë e OSSH, Drejtoria e Kontrollit dhe Rikuperimit të Humbjeve (DKRH), konstatoi vjedhje të energjisë elektrike (ndërhyrje në matës) tek një subjekt hotel në plazhin e Golemit, pranë Durrësit.
Menjëherë, pas konstatimit të abuzimit, u njoftuan strukturat e posaçme ligjzbatuese, duke proceduar rastin për veprime të mëtejshme.