Basha flet pas fitores: Procesi shembullor, do të ndërtojmë urën mes lumenjve të mosbesimit dhe shpresës për ndryshimin e qeverisjes

Lulzim Basha është zgjedhur kreu i ri i Partisë Demokratike me 16 196 vota. Pas përfundimit të këtij procesi zgjedhor, dhe publikimit të rezultateve përfundimtare nga Komisioni Zgjedhor, Basha ka zhvilluar një komunikim për mediat nga PD zyrtare.

Gjatë fjalës së tij Basha u shpreh se ka ardhur koha që shqiptarëve t’i kthehet pushteti.

“Ju falënderoj për mbështetjen dhe pjesëmarrjen tuaj. Demokratët dhe PD pavarësisht të gjitha vështirësive mbeten shpresa e shqiptarëve. Falënderim për strukturat e PD që organizuar një proces shembull dhe të denjë për standardet që kemi shpallur për të nesërmen e Shqipërisë dhe shqiptarëve. Mirënjohje për votuesit dhe falënderim i veçantë për Gjergji Hanin që me fuqinë e argumentit të tij, pastërtinë dhe përkushtimin ndaj PD e ktheu këtë proces në një debat të vërtetë idesh dhe vlerash si i takon garës. Jam i vetëdijshme për sfidat me të cilat ndodhet PD. Lumenjtë e mosbesimit rrjedhin akoma, ca të vërteta dhe ca të sponsorizuar nga ata që e duan Shqipërinë, pa liri, pa barazi para ligjit.

Mbi të gjitha e sotmja nuk shënon votën për një individ, por shënon nisjen e punës dhe puna fillon për të ndërtuar mes dy brigjeve të lumenjtë të mosbesimit, urën mes bregut të sotëm të dëshpërimit të shqiptarëve, depresionit psikologjik, ekonomik, mllefit e dëshirës për ndryshim dhe bregut e shpresës dhe besimit që do të sjellë ndryshimin e qeverisjes pavarësisht bindjeve politike. Nuk ka për të qenë e lehtë, por demokratët treguan se jemi gati t’i përvishemi një tjetër beteje. Shqipëria pret që demokratët të kthehen në krye të detyrës për të mbrojtur interesin publik”, tha Basha.

()

Arena e Lajmit


Basha flet pas fitores: Procesi shembullor, do të ndërtojmë urën mes lumenjve të mosbesimit dhe shpresës për ndryshimin e qeverisjes

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook