Bitri pa fat, ish-lojtari i Partizanit ndëshkohet me karton të kuq në ndeshjen e javës së dytë të kampionatit

Ish-kapiteni i Partizanit, Eneo Bitri, u ndeshkua me karton të kuq, në duelin e vlefshëm për javën e dytë të kampionatit çek mes Banik Ostravës dhe Slovackos, në duelin që përfundoi në barazim pa gola.

Fillimisht në minutën e katërt, Bitri u ndëshkua me karton të verdhë për ndërhyrje të gabuar, ndërkohë që në minutën e 80-të, shqiptari u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë, po për ndërhyrje të gabuar ndaj kundërshtarit.

Për afro 10 minuta lojës, skuadra e Banik Ostravës, luajti me 10 lojtarë. Kjo ishte pika e parë në 2 javë kampionat për skuadrën e Bitrit.

Arena e Lajmit


Bitri pa fat, ish-lojtari i Partizanit ndëshkohet me karton të kuq në ndeshjen e javës së dytë të kampionatit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook